Pasditën e së dielës, rreth orës 19:00, në Grabanicë të Klinës ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni – si pasojë 18 persona mbetën të lënduar.
Nga Spitali i Pejës, bëjnë të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe dy gra shtatzëna si dhe disa fëmijë.
Tre pacientë janë dërguar në QKUK, pesë pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi.
Sipas tyre, gjendja e të lënduarëve aktualisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar”, thuhet në njoftim.
Telegrafi ka siguruar një video-incizim të aksidentit, në të cilën shihen veturat e dëmtuara.
Po ashtu shumë njerëz rrugës, njësitet e policisë si dhe ambulancat./Telegrafi/