Janë zhvilluar nëntë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas tri humbjeve të njëpasnjëshme, derisa kanë mposhtur Portlandin me pesë pikë diferencë 99:94.
Fitore ka shënuar edhe Boston Celtics 113:107 ndaj Charlotte Hornets, derisa Memphis Grizzlies ka triumfuar në udhëtim te New York Knicks 108:120.
NBA ka publikuar aksionet më të mira të mbrëmjes, ku Jayson Tatum ka ardhur me një ngulitje fantastik.
Miles Bridges është përkujdesur për bllokadën më të mirë të mbrëmjes, derisa Ja Morant ka marrë vendin e parë me një ngulitje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/