Site icon Telegrafi

Nga sot testim për coronavirus edhe në laboratorin e ASHAM-it

Nga sot do të fillojë me punë laboratori në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku do të bëhen 100 teste për Covid-19 çdo ditë.

Siç njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në këtë laboratori do sillen mostra nga e gjithë vendi, të cilat do të arrijnë deri në orën 14:00, pas së cilës do të kryhet procesi i izolimit dhe identifikimit të virusit, me çka rezultatet do të dilnin deri në orën 21-22 në njëjtën ditë.

Ministri tha se gjendja shëndetësore e të gjithë funksionarëve të qeverisë, që kanë qenë në kontakt me kreun e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski i cili është pozitiv në Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se këtë javë pritet të testohet kryeministri Oliver Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version