Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.
Po ashtu MSh-ja ka treguar edhe hapat që aplikuesit duhet t’i ndërmarrin për të ndarë terminin për vaksinim kundër COVID-19.
Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/)
➡ Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
➡ Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
➡ Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
➡ Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
➡ Hapi 4
Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.
➡ Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)
➡ Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
➡ Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
➡ Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
➡ Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
➡ Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
➡ Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
ℹ INFORMATË SHTESË:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
Telegrafi.