Banka Popullore e Maqedonisë nga sot do të lëshojë në qarkullim para letre me vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh, kurse njëkohësisht do t’i tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhën prej 5.000 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
BPRM informoi se vendimi për lëshimin e kartëmonedhave të reja 200 dhe 2.000 denarëshe është nevoja për ribalancimin e strukturës së denominimit të parave qarkulluese në letër.
Bankat komerciale në Maqedoni do të zëvendësojnë letrat në para me vlerë prej 5.000 denarë prej 15 dhjetorit 2016 deri 28 shkurt 2017, kurse nga 1 marsi 2017 zëvendësimi i tyre do të bëhet edhe nga ana e Bankës Popullore të Maqedonisë. /Telegrafi/