Telegrafi

Nga sot, Online Taxi dhe Taxi Victory operojnë së bashku për të ofruar shërbim më të shpejtë e më të mirë

Online Taxi dhe Taxi Victory nga sot operojnë së bashku me qëllim që të ofrojnë shërbim sa më të shpejtë më korrekt dhe më të mirë.

Kjo nënkupton se në rast se e thirrni Online Taxi apo Victory, vetura do t’ju vijë nga njëra prej këtyre dy taksive.

Kjo vjen pasi që kompania Online Sh.P.K ka marrë në pronësi kompaninë Taxi Victory dhe tani me një flotë edhe më të madhe të veturave do të sigurohet që pritja e klientëve për taksi të jetë minimale dhe rekorde!

Lexo po ashtu Gjiganti Online Taxi prej datës 1 janar e merr nën pronësi kompaninë “Taxi VICTORY”

Vlen të ceket se kompania Online Sh.P.K ka arritur të zhvillohet në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë për shkak të shërbimit të mirë që e ofron dhe në vazhdën e shërbimeve të veta ofron edhe:

– Rent a Car
– Autolarje
– Restorant
– Auto Sallon
– Free Shop