Site icon Telegrafi

​Nga sot nis faza e dytë e procesit mësimor, mësimit i kthehen edhe këto klasë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH ka bërë të ditur se nga sot nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.

Bankave shkollore do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministri i MASH, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen srikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet.

Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.

Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!”, shkruan Likaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version