Me tu lehtësuar masat antiCOVID-19 gjatë muajve të verës, ambasadat në Kosovë filluan të pranonin caktimin e terminëve për viza.
Kërkesa të shumta për caktim të terminëve pati si çdo herë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
Si rezultat i kërkesave të shumta, ambasada bëri të ditur se lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur, shkruan Telegrafi.
Ambasada gjermane gjithashtu ka njoftuar se për të gjithë ata që duan të caktojnë një termin për vizë për në muajin tetor, atë mund ta bëjnë nga sot në orën 11:00 përmes sistemit të aplikimit online.
Megjithatë, kushdo që mendon një udhëtim drejt Gjermanisë, duhet të dijë se do të duhet t’u përmbahet disa kushteve anti-COVID, si:
Të posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.
ose
– Mund të dëshmojnë që për ata vlen njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë).
Linku për caktim të terminit mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/