Telegrafi

Nga sot, mosmbajtja e maskës gjobitet me 35 euro

Foto: Arkiv

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi.

Ky Ligj ka 29 nëne dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të pandemisë, shkruan Telegrafi.

Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji.

Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Po ashtu, ata që nuk respektojnë distancën do të dënohen me 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në të njëjtin nen. /Telegrafi/