Telegrafi

Nga sot Maqedonia ka qasje në fondin prej 25 milion euro të Bankës Botërore

Ministria e financave e Maqedonisë (MF) informon se Banka Botërore (BB) i ka mundësuar vendit qasje në mjetet e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale 2, transemton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se Maqedonia ka qasje në mjete financiare prej 25 milion euro, të cilat janë të destinuara për mbështetjen e projekteve kapitale të komunave.

Fillimisht BB-ja vendosi që këto mjete të përdoren pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ky vendim është ndryshuar dhe nga sot Maqedonia ka qasje në këtë fond.

Së Shpejti MF-ja do të shpallë konkursin publik për aplikim të komunave për këto mjete./Telegrafi/