Telegrafi

Nga sot Greqia nisi t’i pranojë pasaportat e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë nga sot mund hynë në Greqi vetëm me pasaportë. Greqia tashmë i hoqi nga përdorimi listat që ua jepte qytetarëve të Maqedonisë, për shkak se nuk e pranonin pasaportën.

Autoritetet greke dje kanë dhënë urdhër shërbimeve kufitare për zbatimi e rregullave të reja për hyrjen e qytetarëve nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani Greqia i pranon pasaportat e Maqedonisë ku shkruan Republika e Maqedonisë, dhe ku ka vulë që shkruan” “Ky dokument udhëtimi i takon Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Lexo po ashtu Vulë si këtë duhet ta keni edhe ju në pasaportën tuaj (Foto)

Qytetarët deri në vitin 2024 duhet t’i ndërrojnë pasaportat me të rejat ku do të jetë emri i ri i shtetit./Telegrafi/