Telegrafi

Nga sot fillon transmetimi i online i mësimeve në gjuhën turke dhe boshnjake

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga sot (30 mars), do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore edhe për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube edhe ne gjuhet turke dhe boshnjake/”, thuhet në njoftim.

MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca! /Telegrafi/