Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se nga sot fillon pagesa stadike e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.09.2022 (e enjte)
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.09.2022 (e premte)
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.10.2022 (e hënë)
Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 4 tetor 2022 (e martë)
Pensionistët që përdorin një kartelë pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni mund t’i disponojnë paratë nga sot.
Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike, njoftojnë nga MPPS.