Telegrafi

Nga sot deri të martën, 4 cent minuta me Valën

Operatori publik mobil Vala, tash e tutje do të aplikojë tarifën e lirë (off peak) edhe gjatë të gjitha festave zyrtare të aprovuara në bazë të Ligjit për Festat zyrtare.

Kjo do të vlejë edhe pë r ditën e Hënë 8 Dhjetor, ku operatori Vala do të vazhdojë së aplikuari tarifën e vikendit.

“ Tarifa off peak që fillon të Premten nga ora 21:00 dhe do të zgjasë deri ditën e Martë (9 Dhjetor) në ora 07:00 të mëngjesit. Operatori publik mobil Vala, përfiton nga rasti t’ju uroj Festën e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë”, thuhet në komunikatë e kësaj kompanie./telegrafi/