Telegrafi

Nga sot deri më 10 maj ndryshon rrjedha e qarkullimit të autobusëve në kryeqytet

Foto: Arkiv

Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga 4 deri më 10 maj ndryshon rrjedha e qarkullimit të autobusëve në kryeqytet.

Në njoftim bëhet e ditur se në këtë periudhë kohore ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga data 04 Maj deri më 10 Maj 2023, për shkak të mbajtjes së panairit promocion turistik Max Fest 2023 do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin ‘Xhorxh Bush’.

Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi ‘Xhorxh Bush’ në drejtim të Bulevardit ‘Bill Kllinton’ dhe rrugës ‘Robert Doll’ sipas sqarimeve të poshtë shënuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/