Site icon Telegrafi

Nga sonte Prishtina bëhet me “Roof Terrace” – një hapësirë e re verore që ofron muzikë dhe argëtim për të gjithë

Sonte (e premte) hapet “Roof Terrace”, hapësira e re verore ku do të ketë evenimente live, muzikë me DJ dhe hapësirë te mjaftueshme për të kaluar netë të paharrueshme të verës.

Me një program shumë të pasur të pijeve dhe të muzikës, përfshirë koncertin e Shpat Dedës të shtunën për të vazhduar me Eugent Bushpepën më 23 qershor dhe me Elina Dunin më 30 qershor, “Roof Terrace” është krijuar për t”ia rikthyer kryeqytetit netët e bukura me muzikë live, gjithashtu duke mos lënë anash edhe netët e bukura me muzikë elektronike.

Hapësira shumë e freskët dhe atraktive me mbi 1000 metra katrorë e kësaj terrase mbi çati është receta e saktë për netë të bukura të kaluara nën qiellin me yje.

Kjo terrasë e lejon zhvillimin e aktiviteteve edhe duke respektuar masat e pandemisë për shkak të ambientit të madh dhe të hapur, ndërsa 400 metra katrorët e mbuluar janë aty për ta vazhduar natën edhe kur ka shi.

Jeni të ftuar të vini dhe ta vizitoni atë sonte (e premte) në natën e hapjes zyrtare të verës në “Roof Terrace” mbi çatinë e RTV 21 në Prishtinë.

Exit mobile version