Nga Sllovenia e deri në Maqedoni janë paraparë të ndërtohen 2800 diga për hidro-energji. Ekologjistët frikësohen se këto hidro-centrale do të ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor dhe në zonat e mbrojtura natyrore.
Sipas koalicionit të gjerë të OJQ-ve, “Save the Blue Heart of Europe”, këto diga nuk i kursejnë zonat e mbrojtura, dhe se 37% e tyre janë të planifikuara të ndërtohen në hapësira me status të lartë të mbrojtjes, përfshirë 118 në parqe kombëtare, në tërë Ballkanin.
Maqedonia përballet me 400 projekte për diga lumenjsh, 20 nga të cilat janë në Parkun Kombëtar të Mavrovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aleksandra Bujaroska, avokate mjedisore për Front 21/42 në Maqedoni, thotë për “The Ecologist” se planet u publikuan njëri pas tjetrit, dhe se disa vende janë aq të paprekshme sa që nuk mund të përshkruhet bukuria e tyre.
Arsyeja e vete e hidro-energjisë mund të jetë aspekti i të qenit më ekologjike, dhe më lehtë tërheqin investuesit, kurse energjia e gjelbër e BE-së shkakton nxitje për investime në këtë lloj energjie në vendet që kërkojnë anëtarësimin, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia, edhe pse ka edhe forma tjera të pastërta.
Megjithatë, dëmet e mundshme nga ndërtimi i digave ka tërhequr vëmendjen e investuesve, të cilët i kanë tërhequr disa projekte në rajon. Në Maqedoni, për shembull, u tërhoq projekti te Ura e Boskos, pasi që në Parkun e Mavrovës është hasur prania e Rëqebullit ballkanik, specie në zhdukje.
Pas ankesës së dorëzuar nga Front 21/42 në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ndryshoi plani.
Edhe BB-ja u tërhoq nga plani tjetër në fushën e Lukovës, gjithashtu në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Gjithsesi se kjo nuk mjafton, pasi që digat tjera pritet të ndërtohen, por sa merret parasysh ndikimi negativ në mjedis, mbetet të shihet në të ardhmen./Telegrafi/