Site icon Telegrafi

Nga skleroza e shumëfishtë te sëmundja e Parkinsonit, skanimi e syve mund t’i zbulojnë ato vite përpara se të shfaqen simptomat

Skanimi i syve mund të zbulojnë shenjat e hershme paralajmëruese të sëmundjeve të caktuara

Imazhet e retinës me rezolucion të lartë luajnë një rol rutinë në kujdesin ndaj syve dhe ekziston një lloj skanimi 3D që mund të tregojë një seksion të retinës me detaje të jashtëzakonshme.

Studiuesit nga dy spitale kryesore kanë përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar sëmundjet neurodegjenerative, të cilat mund të bëhen në një mënyrë joinvazive, të lirë dhe më të shpejtë.

Zbulimi vjen pas një studimi të botuar në revistën Neurology, i cili sugjeron se skanimet e syve mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me sëmundjen e Alzheimerit, sklerozën e shumëfishtë dhe madje edhe skizofreninë, ndërsa tani edhe sëmundjen e Parkinsonit – deri në 7 vjet para diagnozës, transmeton Telegrafi.

Gjetjet u përpiluan duke përdorur një bazë të dhënash më të madhe të vullnetarëve të shëndetshëm nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duke i krahasuar të dyja, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin shënuesit delikatë, pavarësisht se sëmundja e Parkinsonit kishte një prevalencë relativisht të ulët në popullatë.

Lexo po ashtu Sëmundja e Parkinsonit. Simptomat dhe kauzat e kësaj sëmundje

Autori kryesor dr. Siegfried Wagner, nga Instituti i Oftalmologjisë në UCL dhe Spitali i Syrit Moorfields, tha:

“Vazhdoj të mahnitem me atë që mund të zbulojmë me skanimet e syve. Megjithëse nuk jemi ende gati të parashikojmë nëse një individ do të zhvillojë sëmundjen e Parkinsonit, shpresojmë që kjo metodë së shpejti të bëhet një mjet për identifikimin e njerëzve në rrezik të sëmundjes”.

Gjetja e shenjave të një sërë sëmundjesh përpara shfaqjes së simptomave do të thotë që në të ardhmen, njerëzit mund të kenë kohë të bëjnë ndryshime në stilin e jetës për të parandaluar disa kushte dhe mjekët mund të jenë në gjendje të vonojnë fillimin dhe efektet e çrregullimeve neurodegjenerative. /Telegrafi/

Exit mobile version