Uji po rrjedh edhe tek barakat e stacionit policor në Çair. Që nga viti 1963 ndërtesat nuk janë prekur e as rindërtuar. Puntorët thonë se barakat janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk mund të funksionojnë.
Ata ndihen të rrezikuar. Nga lagështia bien pjesë të murit dhe krijohen vrima të mëdha, gjithashtu rrjedh çatia dhe dyshemeja bëhet e rrëshqitshme. Goce Dellçev Todev nga Sindikata e pavarur e policëve shpreson që Ministria e Punëve të Brendshme do të ndajë nga mjetet buxhetore të vitit 2018 që janë të parapara për objekte infrastrukturore.
“Nuk ekziston vend ku nuk është tavani i shkatërruar. Një pjesë e madhe e qeramikave janë thyer dhe kështu rrjedh tavani. Një pjesë e punëtorëve hapin ombrella edhe në hapësirë të mbuluar kur ka reshje të shiut që të mos mund të lagen përderisa qëndrojnë në zyra”, tha Todev./Telegrafi/