Me një buxhet mujor prej 1.5 milionë euro, qeveria do t’i mbështetë kompanitë për të paguar rrogën minimale prej 12.000 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u konfirmua nga vetë ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili theksoi se kjo masë qeveritare do të fillojë të zbatohet nga shtatori i këtij viti.
Mjetet për të mbuluar këtë masë janë parashikuar në rishikimin e buxhetit. Tevdovski thotë se në Maqedoni ka hapësirë për ngritjen e rrogës minimale nëse shihet struktura e Bruto Prodhimit Vendor, pjesëmarrja e rrogave dhe përfitimeve.
Rritja e rrogës minimale ishte premtim elektoral i LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç është edhe rritja e rrogës mesatare në 30 mijë denarë./Telegrafi/