Një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në qendër të Nashville, ka bërë që një ndërtesë të shembet dhe të dëmtojë disa tjera – duke detyruar autoritetet përkatëse të urdhërojnë evakuimin.
Shefi i policisë ka thënë se një kamion i parkuar ka shpërthyer të premten, duke dëmtuar disa ndërtesa në afërsi të tij, transmeton Telegrafi.
Jason Stin, redaktor i ueb-faqes Scoop Nashville, ka shkruar në Twitter se një ndërtesë është shembur nga shpërthimi i fuqishëm.
Madje ka bërë të ditur se zjarrfikësit po tërhiqen pas incidentit, dhe se gjithçka përreth është bllokuar për shkaqe sigurie.
“Në qendër të qytetit është një zjarr i madh – po vazhdon kërkimi i viktimave, disa persona kanë arritur të zbresin nga katet e sipërme”, ka shkruar Stin në Twitter, duke shtuar se shumica e personave kanë pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/
Huge explosion in Downtown Nashville around 6am#nashville #nashvilleexplosion pic.twitter.com/50K9DbfkVr
— AB (@DJ_PAPA_SMURF) December 25, 2020
You think maybe channels 4, 5 and 17 should be covering something has blown out 2nd Ave?
RT @RyanEGraney: Oh my god! This video from downtown #Nashville of the explosion!!!
This is from Buck McCoy on Facebook! https://t.co/Dk5gAgln3C
— Mark Winslow 🇮🇱 (@WinstonUK) December 25, 2020
Update – it’s near 2nd and commerce. Definitely an explosion. Jesus #nashville #downtown pic.twitter.com/BUlrFlBNru
— Jeremy Schott (@thejeremyschott) December 25, 2020