Telegrafi

Nga shpërthimi i gazsjellësit në Austri, humb jetën një person dhe lëndohen 18 tjerë (Foto/Video)

Për shkak të shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në një gazsjellës në Austri, të paktën 18 persona janë lënduar deri një tjetër ka humbur jetën.

Ekipet e ndihmës së shpejtë së bashku me helikopterë janë duke qëndruar afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi, që besohet të jetë në Baumgartner, transmeton Telegrafi.

Sipas Sonja Kelner nga kryqi i kuq austriak, 18 persona janë lënduar rëndë kurse një tjetër nuk ka arritur t’ju mbijetoi plagëve.

Autoritet janë duke kërkuar edhe disa persona tjerë që besohet të kenë qenë brenda objektit ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa e gjithë zona përreth është bllokuar nga policia.

Shpërthimi ka ndodhur në gazsjellësin në Baumgarten, përmes të cilit furnizohet Austri me gaz dhe që konsiderohet si gazsjellësi më i madh në këtë vend. Ky gazsjellës që furnizon edhe pjesën qendrore të Evropës, është ndërtuar në vitin 1959.

Nga ky gazsjellës janë furnizuar Gjermania, Franca, Hungaria, Italia por edhe Sllovenia dhe Kroacia, kurse për shkak të këtij shpërthimi mund të vjen deri ne ndalja e furnizimit me gaz. /Telegrafi/