Telegrafi

Nga shpejtësia e madhe në kthesë treni del nga binarët, humbin jetën 18 persona në Tajvan (Video)

Treni i mbushur me pasagjerë po lëvizte me shpejtësi dy herë më të madhe derisa po kalonte nëpër një kthesë në Tajvan, kur papritmas humbi baraspeshimin dhe doli nga binarët.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky gabim ishte shkaktuar nga faktori njeri apo kishte ndonjë defekt teknik, pasi si pasojë e kësaj kanë humbur jetën 18 pasagjerë dhe 180 tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Videoja 12 sekondëshe shfaq përplasjen në Yilan, ku treni me 366 pasagjerë humb kontrollin dhe del nga binarët. Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë shihet se si treni thyen shtyllat e hekurta.

Lidhur me këtë aksident të tmerrshëm është deklaruar edhe presidenti tajvanez Tsai Ing-wen, i cili po e cilëson si aksidentit më të tmerrshëm hekurudhor në historinë e këtij vendi.

Raportohet se në atë moment treni po udhëtonte me 140 kilometra në orë ndërsa është e paraparë të lëvizet me 75 kilometra. /Telegrafi/