Site icon Telegrafi

Nga shkurti blerja online e policave kufitare

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka ftuar në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli për t’u informuar mbi ecurinë e procesit teknik të blerjes online të policave kufitare.

Zëvendësministri Arian Daci ka përsëritë qëndrimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit, Dardan Gashi mbi çështjen e sigurimeve dhe vullnetin e qeverisë Haradinaj dhe se ky është hapi i parë i përkohshëm për një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

“Aspekti politik i këtij procesi është kryer në nëntor me memorandumin e nënshkruar ndërmjet institucioneve tona ndaj, kërkojmë të informohemi mbi atë se çfarë po bëhet në aspektin teknik në këtë drejtim”, ka thënë Daci.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i BSK-së, Blerim Pushkolli ka shpreh gatishmërinë e institucionit që drejton për të bashkëpunuar me qeverinë.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës, ndërsa presim në janar ose shkurt do të përfundojnë çështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare”, ka thënë drejtori I BSK-së Blerim Pushkolli.

Në nëntor të këtij viti, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi blerjen online të policave kufitare.

Exit mobile version