Site icon Telegrafi

Nga shkolla në Massachusetts diplomojnë 23 grupe binjakësh

Ceremonia e diplomimit të një shkolle të mesme të Massachusettsit paraqiti 23 çifte binjakësh, si dhe një binjak, vëllai i të cilit ndjek një shkollë tjetër.

Klasa e tetë e diplomimit në Shkollën e Mesme Pollard në Needham diplomoi më shumë binjakë që janë paraqitur ndonjëherë në një klasë të vetme, thanë zyrtarët.

“Zakonisht kemi nga pesë deri në 10 grupe binjakësh, por për të pasur 23, ka qenë shumë argëtuese”, tha Tamatha Bibbo, drejtoresha e shkollës.

Disa nga binjakët që diplomoheshin thanë se ishin të habitur kur mësuan se sa të tillë ishin në shkollë. /Telegrafi/

Exit mobile version