Telegrafi

Nga shirat e rrëmbyeshëm në Gjermani, vdes një shqiptare nga Kosova

Nga shirat e rrëmbyeshëm në Gjermani, ka vdekur edhe një shqiptare nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

“Tragjedi e rëndë: Ngushëllime familjes Koxha! Shpirti i Vanesses le të pushojë nën lulet e parajsës!”, ka shkruar Cani, duke ia shpërndarë statusin e babait të Vanesa Koxhës.

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193, njoftuan autoritetet më 18 korrik.

Në zonat e katastrofës janë në kërkim të personave të tjerë të zhdukur 250 policë, zjarrfikës dhe punonjës të Entit për Fatkeqësi Natyrore.

Sipas policisë në qarkun Rhein-Sieg dhe në rrethin Euskirchen janë rreth 150 vetë që konsiderohen ende si të zhdukur./Telegrafi.