Nga shembja e dheut në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë, është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm, njofton “KRU Prishtina” .
KRU Prishtina ka thënë se dheu është shembur nga ndërtuesit e objekteve banesore në atë rrugë.
Është bërë e ditur se kjo lagje do të mbetet pa ujë deri nesër.
KRU Prishtina ka postuar edhe videon e dëmtimit të gypit në këtë lagje.
“Ju njoftojmë se si shkak i shembjes së dheut në rrugën “Kaçaniku” nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër 7 nëntor, e marte nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sotme. Rrezikshmëri e lartë!!!”, thuhet në njoftim.