Futbollistët shqiptarë nuk kanë harruar që t’i urojnë besimtarët e fesë Islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Xherdan Shaqiri, Shkodran Mustafi, Florent Hadergjonaj e Mërgim Mavraj, janë në mesin e shumë lojtarëve shqiptarë që kanë uruar për muajin e shenjtë.
“Urime Ramazani”, ka shkruar anësori i Liverpoolit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social.
“Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit”, ka lënë mbishkrimin Mustafi në Twitter.
“Urime Ramazani”, ishte urimi i Mavrajt në llogarinë e tij në Instagram.
Ndërsa, Florent Hadergjonaj ka postuar një foto në storien e tij në Instagram për fillimin e muajit të Ramazanit. /Telegrafi/