Telegrafi

Nga Shala e Kozniku te Kastrati e Alidema – Kroacia, ‘parajsa’ e futbollistëve nga Kosova

Festim Alidema është lojtari i fundit që është larguar nga futbolli i Kosovës për të luajtur në një kampionat më të fortë.

Ai sot është zyrtarizuar te Sleven Belupo që bën gara në kampionati kroat.

Pikërisht ky kampionat ka qenë trampolinë dhe i mirëseardhur shumë yje të futbollit kosovar. Në vitet e 90-ta kanë qenë dyshja Ardian Kozniku dhe Kujtim Shala që kanë bërë bujë në Kroaci, shkruan Telegrafi.

Një periudhë të artë e ka pasur edhe Fatos Beqiraj. pas tij vjen Amir Rrahmani që është larguar nga ky kampionat për të shkuar te Hellas Verona, ndërsa aktualisht janë disa lojtarë që luajnë rol të rëndësishëm në skuadrat e tyre.

Më poshtë i gjeni disa nga lojtarët që janë nga Kosova dhe kanë luajtur dhe luajnë në këtë kampionat.

Ardian Kozniku (Hajduk Split, Crotia Zagreb, Hervatski Dragovoljac)

Sulmuesi gjakovar ka luajtur në edicionin e parë pas ndarjes së Kroacisë nga Jugosllavia, ku u shpall edhe golashënues i edicionit.

Ai ka qenë ndër më të mirët në fillimin e viteve 90-të, ndërsa në fund të karrierës ka luajtur edhe në Crotia Zagreb dhe Hervatski Dragovoljac. Ai ka qenë pjesë e Kombëtes kroate.

Kujtim Shala (Dinamo Zagreb)

Sulmuesi prizrenas ka luajtur për dy vite te Dinamo Zagreb, ku ka ende shumë dashuri për të.

Ai kishte shënuar për këto dy edicione 26 gola. Shala ka bërë karrierë edhe në Francë dhe Gjermani.

Fatos Beqiraj (Dinamo Zagreb)

Një tjetër top shënues i kampionatit kroat. Ai erdhi te Dinamo Zagreb nga Buducnosti.

Për dy vite e gjysmë ai shënoi 30 gola dhe një herë e fitoi edhe Këpucën e Artë të kampionatit. Beqiraj luajti në vitet 2010-2014.

Enis Fetahu (NK Zagreb)

Sulmuesi i njohur ishte pjesë e klubit kroat NK Zagreb në edicionin 2001/2002. Ai nuk arriti të lërë gjurmë në futbollin kroat dhe u kthye në Kosovë.

Amir Rrahmani (RNK Split, Lokomotiva Zagreb, Dimani Zagreb)

Njëri prej lojtarëve më të mirë kosovar që ka luajtur në futbollin kroat. Ai ka luajtur për tri klube, por duke bërë paraqitje të mira.

E nisi me RNK Split, për të kaluar te Dinamo Zagreb, që e huazuan për një vit te Lokomotiva.

Te Dimano qëndroi dy vite për të kaluar pastaj në Serie A.

Ardian Ismajli (Hajduk Split)

Mbrojtësi prishtinas kishte lënë klubin e kryeqytetit në vitin 2016 për të kaluar te Hajduk Spliti.

Ai është pjesë e këtij klubi në tri vitet e fundit, duke u kthyer ndër lojtarët kryesorë.

Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb)

Nuk ka luajtur asnjëherë në Superligën e Kosovës, por ka arritur të bëhet pjesë e klubit kroat.

Me golat dhe lëvizjet e tij ka bërë për vete tifozët dhe shumë klube i janë vënë pas.

Emir Sahiti (Hajduk Split)

Luan te Hajduk Split. Ka debutuar sezonin e shkuar ku ka luajtur në katër ndeshje.

Me fuqinë që ka dhe lojën që bën shumë shpejtë mund të kthehet në një nga lojtarët kryesorë.

Mirlind Daku (NK Osjek)

Ka kaluar nga Llapi te Osijek, por ende nuk ka debutuar në ekipin e parë. Është duke e pritur rastin dhe me siguri këtë sezon do ta ketë.

Njihet për fizikun e tij dhe golat me kokë.

Festim Alidema (Sleven Belupo)

I fundit që i është bashkuar kolonisë së shqiptarëve në Kroaci është Festim Alidema.

Ai njihet për shpejtësinë e tij dhe golat. Mund të kthehet në lojtarë hit në Kroaci. /Telegrafi/