Site icon Telegrafi

Nga Seuli në Francë – tifozi i cili kurseu para për gjashtë muaj vetëm për ta takuar Edon Zhegrovën

Dashuria që kanë tifozët për lojtarët e klubit të tyre të preferuar është një ndër arsyet pse futbolli është një sport që adhurohet nga miliona persona. 

Një shembull konkret për këtë është edhe rasti i Kim Yeon-Su, i cili udhëtoi nga Korea e Jugut vetëm për ta bërë realitet ëndrrën për t’u takuar me Edon Zhegrovën. 

Ylli kosovar me paraqitjet e tij fantastike tek Lille ka bërë që shumë tifozë ta duan atë për angazhimin e tij në fushë dhe aftësitë për të mposhtur kundërshtarët në duelet direkte. 

“Të dua shumë, nuk dua që ju të largoheni nga kjo skuadër. Të dua shumë, e dini. Unë u zgjova në ora 16:00 vetëm për t’iu parë duke luajtur”. 

“E mbaj mend ndeshjen kur ke debutuar ndaj Paris Saint-Germain. Kjo ndeshje ishte fantastike, ju pësuat humbje, por ju keni një teknikë të mrekullueshme. Mendoj se jeni lojtari më i mirë në ligë”. 

“Po, kurseva para për gjashtë muaj dhe punova nga nëntë orë në ditë për gjashtë ditë. Të dua Zhegrova”, tha tifozi në fjalë. 

Në fund nuk munguan as emocionet pasi Yeon-su në momentin e përshëndetjes me Zhegrovën iu dorëzua lotëve./Telegrafi/

Exit mobile version