Telegrafi

Nga seksi me pasagjerët fitoi 800 mijë euro (Foto)

Stjuardesa në mënyrë të rregullt shërbimet e seksit i ka kryer në tualetin e vogël dhe ka arritur të fitojë madje për një marrëdhënie deri në 1,700 euro.

Ajo në fund e ka pranuar se prostitucioni në aeroplan i solli një shumë të pabesueshme prej 880 mijë euro.

Ky lajm vjen nga Dubai, por nuk specifikohet se në për cilën kompani ajore bëhet fjalë. Dihet vetëm se është nga Lindja e Mesme, transmeton TetovaSot.

Aventurat e stjuardesës kanë filluar dy vjet më parë dhe zgjati deri këtë muaj kur ajo u kap për shkak të një akti seksual me një prej pasagjerëve.

Asaj menjëherë iu dha shkarkimi dhe u deportua në vendin ku ajo ka punuar.

Gazetarët nga Dubai shkruajnë se vajza shumë shpejt e pranoi se ajo nuk ishte incidentit i saj i parë.

Ajo ka preferuar fluturimet nga Lindja e Mesme në Shtetet e Bashkuara, për shkak se në disa orë ajo ka mundur të “përfundojë punën” me disa pasagjerë.

Përndryshe kjo nuk është rasti i parë i prostitucionit në aeroplanë. Kohët e fundit në Japoni, një skandal shpërtheu kur u zbulua se stjuardesat kanë bërë seks me pilotët.

E tëra filloi kur pagat e tyre u zvogëluan, kështu që vajzat vendosën për të mbushur buxhetin në mënyrë që të kryejnë marrëdhënie nga 500 deri në 700 euro për seks.