Site icon Telegrafi

Nga SASHK kërkojnë tërheqjen e vendimit për punë në dy ndërrime

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë kërkon të anulohet vendimi i Qeverisë për punë të çerdheve në dy ndërrime. Siç tha kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov, ky vendim është zgjedhur dhe është miratuar pa analiza paraprake. Nedellkov tha se bindja dhe apeli i tyre deri te Ministria për punë dhe politikë sociale është të dorëzohet kërkesë te Qeveria për anulimin, gjegjësisht shtyerjen e këtij procesi të punës në dy ndërrime të çerdheve, deri sa të gjinden zgjidhje adekuate rreth çështjeve që janë me rëndësi për punëtorët, prindët dhe më së shumti për fëmijët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për SASHK, ka shumë paqartësi rreth çështjeve teknike dhe kadrovike në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, nuk është e qartë se si do të zhvillohet puna në dy ndërrime, duke filluar nga orari i punës, për të cilin në njoftim thuhet se do të jetë nga ora 7 deri në ora 21:30, pastaj, krijimi i grupeve të fëmijëve, vizita e fëmijëve në një ndërrim, në të dy ndërrimet, ose sipas dëshirës e deri te problemi i mospasjes së kapacitetit të çerdheve në aspekt të numrit të punonjësve të cilët nuk mund të kënaqin nevojat e një ndërrimi dhe të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version