Telegrafi

Nga Samiti BE-Afrikë pritet një deklaratë përfundimtare

Vendet e Bashkimit Evropian dhe të Afrikës dëshirojnë të kenë një fillim të ri në marrëdhëniet mes tyre. Në përfundim të Samitit BE-Afrika, që nisi të shtunën në Lisbonë të Portugalisë, në ditën e sotme pritet një dokument përkatës ku parashikohet një partneritet për barazinë e të drejtave të njeriut dhe një bashkëpunim i ngushtë i dy kontinenteve në të ardhmen.

Sipas këtij dokumenti, BE do të fuqizojë trupat paqësore në Unionin Afrikan dhe përkrahjen financiare. Shtetet afrikane duhet ndër të tjera të kujdesen në respektimin e të drejtave të njeriut, temë kjo, që u trajtua gjerësisht edhe në ditën e parë të Samitit. /DW/