Site icon Telegrafi

Nga sallatat kaloi në salsiçe dhe arriti të humb 64 kilogramë (Foto)

Alexa Fiers ka arritur të humb 64 kilogramë dhe atë jo duke iu nënshtruar dietave, por duke konsumuar në masë të madhe salsiçe dhe djathë të fërguar.

Ajo ka arritur që numrin e rrobave të zbresë nga 52 në 40, kurse transformimi i saj është duke vazhduar, transmeton Telegrafi.

“Dikur peshoja 145 kilogramë, kurse rrobat jam detyruar t’i blejë në dyqane unike. Por, sot nuk po e njoh veten kur shikohem në pasqyrë, për këtë transformim rol të veçantë ka luajtur vetëbesimi. Sot eci me krenari nëpër rrugë dhe nuk turpërohem nga asgjë”, ka deklaruar Alexa nga Britania e Madhe.

Lexo po ashtu Transformimi i paparë: Nga një adoleshent me 150 kilogramë, në një muskuloz që as të afërmit nuk po e njohin (Foto/Video)

Ajo gjithashtu ka pranuar se qysh në moshën 7-vjeçare është munduar t’i nënshtrohet dietave, por edhe atëherë kur arrinte t’i humbte disa kilogramë i rikthente brenda një kohe të shkurtër.

“Në shkollën fillore askush nuk ka dashur të shoqërohet me mua, kështu ka ndodhur edhe në të mesmen. Dhe pasi mbusha 20-vjet filloi të më shtohet edhe presioni i punës dhe studimeve në fakultet, dhe kështu u bëra e varur nga ushqimi. Çdo ditë konsumoja nga 3 mijë kalori, normalisht aty nuk mungonin çokollatat dhe ushqimet e yndyrshme”, ka deklaruar Alexa.

Por gjatë vitit të kaluar dëgjoi për një dietë pak më ndryshe dhe vendosi ta provojë. Këto dieta bazohet në rritjen e sasisë yndyrore.

Lexo po ashtu E la bashkëshortja se ishte i shëndoshë, kështu u hakmor ai (Foto)

Dhe duke parë se kilogramët filluan të zhduken, asaj iu rrit motivi për të vazhduar tutje me këtë lloj diete.

Ajo përveç dietës, vrapon nga 2.5 kilometra në ditë, ndërsa dy herë në javë ushtron në palestër. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version