Ka përfunduar xhiro e 10-të në Superligën e Kroacisë në futboll.
Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro është zhvilluar në Split ku janë takuar dy rivalët më të mëdhenj të futbollit kroat, Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb.
Hajduku fitoi me rezultat minimal 1-0 falë një goli të realizuar nga reprezentuesi kosovar Emir Sahiti.
Falë shkëlqimit në derbi, Sahiti ka zënë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat nga SofaScore.
Por përveç Sahitit në formacionin e javës janë edhe dy mbrojtësit e talentuar shqiptar, Jorgo Pëllumbi dhe Jon Mersinaj.
Si Pëllumbi ashtu edhe Mersinaj shkëlqyen me skuadrat e tyre Varazdin dhe Lokomotiva Zagreb në fundjavën që lam pasë. /Telegrafi/