Një kontrollim i thjeshtë i profilit të tij në Instagram nxjerrë një pah udhëtimet e pandalshme të djalit të presidentit Hashim Thaçi, Endritit.
Para se babai i tij të bëhej president, udhëtimet më të shpeshta ishin në Zvicër dhe në Burojë të Skenderajt, vendlindja e Hashim Thaçit.
Madje fotografia e parë që Endrit Thaçi, fëmija i vetëm i presidentit Hashim Thaçi e ka postuar në Instagram është nga Cyrihu i Zvicrës e publikuar me 22 dhjetor 2012.
E fotografia e fundit që ai e ka postuar me 30 prill 2017, ai gjendet në plazhet e Miamit në Florida të SHBA-së.
Ai është rritur duke u bërë edhe pjesë e lajmeve të shoubiznesit për shkak të lidhjes së tij me një aktore të re në një serial të njohur vendor.
Qysh prej fotografisë së parë, djali i presidentit ka postuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.
Nga Austria dhe bjeshkët e saja që Endriti i ka postuar në vitin 2013 pasojnë vendet e tjera sikurse Parisi një foto nga Kulla e Eifelit e deri tek New Yorku dhe Londra.
Udhëtimet e tija, të cilët bashkëmoshatarët e tij por edhe të gjithë qytetarët nuk mund ti realizojnë për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave dhe shkallës së lartë të varfërisë, përfshijnë edhe vendet sikurse Oslo e Norvegjisë, ku Endriti ka qenë në vitin 2015. Së paku nga koha kur ai i ka postuar fotografitë.
Ai nuk e ka lënë pa vizituar as Dubrovnikun e Kroacisë, ishujt e Greqisë, Milanon e Italisë dhe natyrisht Luganon e Zvicrës, shtet ky në të cilin ka jetuar edhe vet presidenti Thaçi.
Të gjitha këto udhëtime janë realizuar gjatë vitit 2015.
E kur viti 2016 erdhi, ai ka udhëtuar në Dolomity të Italisë një zonë luksoze e skijimit, për të vazhduar në mars të atij viti të udhëtoj në Vjenë të Austrisë apo Berlin të Gjermanisë.
Kur babai u zgjodh president ai kreu pushime luksoze në një vend që nuk e tregoi lokacionin, por kur në gusht të vitit të kaluar udhëtoj drejt Brazilit ai nuk mundi ta fshehë vendndodhjen.
Në gusht të vitit të kaluar Endriti udhëtoj drejt Rio De Janieros, për të vazhduar në Lisbonë të Portugalisë dhe për tu kthyer përsëri në Zvicër.
E udhëtimet e tija nuk janë ndalur në këtë vit. Qysh në janar të këtij viti Endriti vizitoi Stambollin, të vetmin qytet të afërm ku edhe kosovarët mund të shkojnë pa viza dhe pa shpenzime enorme, por pak më e vështirë për kosovarët është shkuarja në Selanik të Greqisë atje ku Endriti udhëtoj gjatë muajit të kaluar.
Por Endriti duket se i pëlqen aventurat. Pasi në fillim të këtij muaji postoj një video në të cilën shihet shtëpia e presidentit me mbishkrimin “Drenicë” pas dy jave ia mësyji Amerikës.
Qysh nga java e kaluar ai gjendet në SHBA, ku deri më tani ka publikuar një video nga Ne York, Manhattan teksa të dielën e 30 prillit u lajmërua se gjendet në plazhet e Majamit.
Udhëtime të tilla financohen nga presidenti Hashim Thaçi, pasi që zyrtarisht djali i tij nuk ka të ardhura personale.
E familja e presidentit është goxha e pasur dhe me shumë biznese. Që nga shpallja e pavarësisë, Thaçi kishte shtrirë pushtetin e tij edhe në biznes.
Ai ka krijuar lidhje të fuqishme me biznesmenë ndërsa vëllezërit nisën të krijonin kompani vetëm disa muaj pas ardhjes së tij në pushtet. Tani ata kanë lidhje me kompani të fuqishme private.
Këto kompani kapin biznesin e ndërtimit, të naftës, të pasurive minerare, energjisë dhe sigurimeve.
Në këtë mënyrë, Thaçët kanë krijuar një fuqi biznesi gjatë këtyre pesë viteve.
Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit, është hisedar në “Iliria Building” që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ai është partner i Milaim Cakiqit, një biznesmeni nga Drenasi.
Blerim Thaçi, vëllai tjetër i presidentit regjistroi edhe kompaninë “Odetjon”, që ka për aktivitet ndërtimin e tregtinë, në nëntor të vitit 2009. Emri i saj nuk është hasur tek fituesit e prokurimeve publike dhe nuk dihet nëse biznesi ka afarizëm financiar.
Idriz Thaçi figuron si person kontaktues i gurthyesit “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës, në një dokument të kompanisë së naftës Kosova Petrol, që e kishte siguruar Gazeta Jeta në Kosovë.
Gurëthyesi u regjistrua në ARBK në muajin maj të vitit 2008 në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit.
As Idriz Thaçi, njëjtë si Blerim Thaçi, nuk ka pranuar të japë shpjegime rreth aktiviteteve biznesore.
Kjo kompani përveç që ishte angazhuar si nënkontraktor i Bechtel-Enkas në ndërtimin e autostradës së Kosovës, ka fituar edhe tre tenderë publikë nga KEK-u, vlera totale e të cilëve është rreth 1 milionë e 600 mijë euro. Kompania në vitin 2009 fitoi një tender në vlerë prej 1 milionë e 200 mijë eurosh dhe një tjetër në vlerë prej 205 mijë eurosh.
Gani Thaçi është vëllai i madh i presidentit. Ai ka qenë pjesë e vendimarrjës në industrinë e sigurimeve ku mban një pozitë të rëndësishme në organizatën që monitoron këtë biznes. /Insajderi.com/