Telegrafi

Nga Rinasi sot fluturohet drejt Athinës, Stambollit, por edhe Italisë

Bëhet me dijeni paraprakisht se sot funksionojnë nga Rinasi linjat drejt Turqisë dhe Greqisë, ndërsa janë hapur dhe ato drejt Italisë.

Ndërkaq, autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) njoftojnë se fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Frankurt, Ljubljanë dhe Prishtinë janë anuluar.

Fluturimi drejt Romës më fakt, ka qenë në diskutim, por deri dje nuk është pranuar nga pala italiane dhe thuhet se mund të realizohet ditën e sotme.

Ndërkaq, aeroporti ende nuk ka një konfirmim për rihapjen e linjave të tjera ajrore dhe zyrtarisht njofton udhëtarët që kishin planifikuar udhëtime në ato destinacione që janë anuluar se duhet të jenë në pritje deri në njoftim të dytë në ditët në vazhdim.