Site icon Telegrafi

Nga Reggaina në Klinë, Dukagjini zyrtarizon mesfushorin e talentuar Blerind Morina

Dukagjini ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, derisa tani ka prezantuar një mesfushor.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku synon që të ketë një sezon më të mirë këtë vit, duke siguruar më herët qëndrimin në elitë dhe të provojë daljen në Evropë.

Klinasit kanë transferuar talentin shqiptar Blerind Morina i cili vije nga skuadra italiane Reggiana U21.

20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe pritet t’i ndihmojë shumë skuadrës së Dallkut në sezonin e ri.

Njoftimi i plotë nga klubit:

Futbollisti njëzetenjëvjeçar, Morina, dikur pjesë e grup-moshave të Kombëtares Shqiptare (U17 dhe U19), Blerindi gjithashtu është aktivizuar edhe me grup-moshat U21 te Kosovës, ndërsa sezonin e kaluar është paraqitur me klubin Reggina U21 në Itali dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror.
Mirë se vjen BLERIND, na priftë e mbara!
/Telegrafi/
Exit mobile version