Telegrafi

Nga qumështi i ambalazhuar dalin shtëllunga flokësh (Foto, +18)

Emma Louise nga Mançester i Anglisë, ka menduar se i është shpenzuar qumështi meqë nga ambalazhi nuk dilte asgjë.

Por, ajo është befasuar keq, kur ka kuptuar se disa shtëllunga flokësh e kanë bllokuar rrjedhjen, transmeton Telegrafi.

Më pas, me qumështin kanë dalë disa pjesë të pështira që kanë mbuluar tavolinën.

“Desha të përgatis kafenë e mëngjesit dhe mendova se kam mbetur pa qumësht. Pastaj kuptova çfarë po ndodhë”, ka shkruar Louise, në llogarinë e kompanisë që merret me përpunimin e qumështit.

I menjëhershëm ka qenë komenti i prodhuesit, ku i kërkon sqarime lidhur me rastin. Asaj i kërkohet të japë barkodin dhe të dhënat shtesë, në mënyrë që të zbulohet problemi. /Telegrafi/