Site icon Telegrafi

Vdes në QKUK i plagosuri në Mitrovicë

E plotësuar: Ka ndërruar jetë 40-vjeçari i cili u plagos sot me armë zjarri në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.  

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Të informojë se pacienti nga Mitrovica nuk mundi t’ju përballojë plagëve edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërruar jetë”, ka thënë Syla.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites një person rreth moshës 40 vjeçare me inicialet F.Z është plagosur rëndë në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.

“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë një person. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, ishte shprehur Preteni.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi i dyshuari është arratisur dhe nuk dihet identiteti i tij. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version