Royal Antwerp ka ardhur në Kosovë për të luajtur ndeshjen e dytë me Dritën në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra belge arriti fitore 0-2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku goli i parë u shënua nga mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Laurit Krasniqi.
21-vjeçari ishte i emocionuar pasi po luante në vendlindjen e tij, derisa në tribuna ishin edhe familja e tij.
Antwerp ka publikuar një video fantastike nga qëndrimi në Kosovë.
Klubi belg i ka kushtuar vëmendje edhe takimit të Laurit Krasniqin me familjen e tij pas ndeshjes, takim që ishte shumë emocionues.
“Nga qetësia para stuhisë deri tek emocionet pas ndeshjes në familjen Krasniqi”, është titullar video e publikuar nga skuadra belge.
Kujtojmë që Laurit Krasniqi ditën e sotme ka konfirmuar së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin se do të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/