Nga puthjet nën ujë e deri te pozat afër llavës së vullkanit – imazhet e veçanta të çifteve (Foto)
Burim Tmava
Dasma konsiderohet si dita më e lumtur e një çifti, dhe për këtë bëhen plane të ndryshme shumë muaj para kësaj date të rëndësishme.
E në listën e planeve sigurisht se figuron edhe fotosesioni në vende të veçanta që të rinjtë në mbarë botën po i japin rëndësi të madhe, kjo për faktin se u mbeten kujtim fotografitë për tërë jetën, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, disa çifte nuk i ndal as llava e vullkanit apo ndërrimi i unazave nën ujë, e as pozimi në maje të Grand Kanyon e të mbajnë afër vetes ariun.
Më poshtë ju sjellim fotogalerinë e çifteve me fotografitë më të pazakontë, por njëherit shumë të bukura dhe artistike që i kanë realizuar në ditën e dasmës.