Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Tuna Sejdiu, prej disa ditësh po shijon pushimet në Dubai.
Ajo ka përzgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse ndodhet bashkë me dy djemtë: Tianin dhe Zenin.
E njëjta duket se po kalon një kohë të mrekullueshme dhe së fundmi ka bërë një shkrim për të gjithë ata që e ndjekin.
“Gëzuar për të gjithë ju. Le të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë botë një vend më të lumtur e të sigurt për fëmijët tanë”, ka qenë mesazhi i shpërndarë në InstaStory.
Altuna (emri i plotë) kohëve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja.
Krijuesja e hitit “A don hala” po vazhdon të jetë një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj.
E njëjta ndryshe momentalisht është beqare, pas ndarjes nga muzikanti Patris Berisha. /Telegrafi/