Bizneset në Kosovë vazhdimisht ballafaqohen me sfida të ndryshme në të bërit biznes. Nga mungesa e kapaciteteve për rritje e zhvillim, e deri tek mungesa e menaxhimit efikas të proceseve ditore, bizneset vendore përballen me një sërë problemesh. Madje, këto procese ditore nga jashtë mund të duken të lehta e të shpejta, por brenda një kompanie, e sidomos në një kompani të madhe, ato marrin mund dhe kohë, duke larguar produktivitetin nga gjërat tjera më të rëndësishme.
Prandaj, me qëllim të digjitalizimit të këtyre proceseve, kompania vendore StarLabs, e cila ka mbi 200 punëtorë të fokusuar në zhvillim softuerik, ka zhvilluar platformën AveHR, e cila ofron:
Digjitalizimin e pushimeve të punëtorëve
Digjitalizimin e dosjeve të punëtorëve
Menaxhimin e Kalendarit të Festave Zyrtare
Menaxhimin e Hyrjeve/Daljeve të punëtorëve
Menaxhimin e aseteve/invetarit të kompanisë
Thjeshtësimin e rekrutimit të kandidatëve të rinj
Kalkulimin e pagave dhe benefiteve, etj
Si funksionon AveHR?
AveHR është platformë online e cila po ashtu është e qasshme me lehtësi përmes aplikacionit mobil (App Store & Google Play Store), në të cilën kompanitë regjistrohen, i caktojnë politikat e brendshme dhe i shtojnë të dhënat e punëtorëve. Të gjitha modulet dhe veçoritë e brendshme janë të modifikueshme sipas nevojës së secilit biznes, madje edhe mënyra se si aprovohet një vendim e deri tek lëshimi automatik i vendimit të pushimit përmes emailit.
Duke marrë parasysh nevojat e bizneseve vendore për digjitalizim, AveHR deri me datën 1 maj është me çmim PROMOCIONAl prej vetëm 1 EURO për punëtor në muaj.
Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga kjo ofertë dhe t’i thjeshtësojnë proceset administrative, mund të caktojnë takim këtu:
https://calendly.com/besfortberisha/avehr-demo-presentation
Për çdo informacion, pyetje apo paqartësi, mund të na kontaktoni përmes:
E-mail: info@avehr.com
Nr. Tel: +383 48 500 331
Adresa: Prishtinë, Rruga Ukshin Hoti, Nr. 33