Site icon Telegrafi

“Nga punëtor profesional i sigurimit kalon në pastrues pasi nuk ka votuar BDI-në” (Dokument)

Ejup Tusha është tanimë disa vjet i punësuar në Spitalin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup dhe posedon vendim pune si punëtor profesional i sigurimit mirëpo Vitin e Ri nuk do t’a pres ashtu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me një vendim të shpejtë dhe pa arsye ai kalon nga posti i lartpërmendur në punëtor pastrues. Siç thotë ai, shkaku se nuk kishte votuar BDI-në dhe se kishte shprehur haptazi simpatinë ndaj “Rilindje me Besë” dhe se do votonte për atë bëri të mundshme këtë shkarkim pune, njofton Lajm.

Ejup Tusha, shpreh revoltën edhe në Facebook: “Ja paketi i BDI -se per vitin e ri .pse votova Rilindje me Bese”, shkruan ai./Telegrafi/

Exit mobile version