Malsor Gjonbalaj ka treguar një histori interesante në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Ish-futbollisti, që tani është profesor universitar ndau me dy gazetarët, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri një pjesë nga koha kur ishte student.
Gjonbalaj kishte një provim në amfiteatrin e fakultetit të Arkitekturës, ndërsa do t’i duhej t’i nënshtrohej me patjetër, por që në atë ditë kishte edhe finalen në Kupën e Kosovës.
“Ka qenë provimi i fundit dhe profesori me shumë të drejtë në aso kohe insistonte me hy në provim, kështu që pas disa peripecive hyra në provim dhe kërkova testin më herët, por edhe me ndihmën e kolegëve që kërkonin nga profesori që testin ta kisha më herët sepse do të luajë në finale”, ka thënë fillimisht Malsori në “Arenën e Yjeve”.
“Pasi e mbusha testin me shpejtësi, vrapova prej amfiteatrit të Arkitekturës, dola në shesh, nga Grandi (Hoteli). Derisa po vrapoja drejt stadiumit, tifozët më shikonin (me habi)”.
“Kur shkova në stadium, lojtarët kishin dalë në ngrohej, ndërsa ma kishin lënë fanellën me numrin 11-të, duke menduar se do futesha në pjesën e dytë”, shtoi më tej Gjonbalaj.
Gjonbalja tregoi më tej se ishte një futbollist tejet në formë në atë kohë, pa pasur lëndime dhe gjithçka shkonte mirë, derisa arriti të shënonte gol në finale të Kupës së Kosovës.
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë të dy gazetarëve Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/