Vitaly Zdorovetskiy e ka të ndaluar hyrjen në stadiumet e futbollit për shkak të ndërhyrjes në fushën e futbollit gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014.
Rrengaxhiu i popullarizuar ishte arrestuar pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes finale ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës në Brazil, dhe që atëherë e ka të ndaluar hyrjen në stadiume.
Mirëpo, ai është kujdesur që të ishte i pranishëm në Wanda Metropolitano të Madridit, ku u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.
Në këtë ndeshje mori vëmendjen e dashura e tij, Kinsey Wolanski, e cila u bë sensacion duke hyrë në fushë e veshur me bikini, teksa e reklamonte faqen pornografike, ‘Vitaly Uncensored’.
“Duke qenë se e kam të ndaluar hyrjen në çdo stadium, duhej të vija i maskuar që ta shihja të dashurën time duke u zhveshur në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Vitaly në rrjetet sociale.
Ndërsa përmes disa postimeve në InstaStory, ai e ka treguar gjithë procesin e maskimit, hyrjen në stadium, lirimin nga arrestimi të Kinseyt dhe qëndrimin bashkë me të, pasi plani rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm. /Telegrafi/