Telegrafi

Nga Prishtina në Vlorë: Zbulohet ku po e xhirojnë klipin Faydee dhe Luana Vjollca

Për një kohë shumë të shkurtër solli dy projekte muzikore me këngëtarin Ramadan Krasniqin si dhe bendin, TNT.

Por, duket se me kaq nuk do të ndalet këngëtarja jonë, Luana Vjollca, e cila tashmë ka nisur punët për këngën e re.

Moderatorja shqiptare po përgatitet për të sjellë hitin e ri në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Dyshja momentalisht po xhiron klipin i cili me sa duket do të jetë shumë veror. Këngëtari publikoi dje një foto nga Prishtina, ku shkruante në gjuhën shqipe “Mirmëngjes!”.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme artisti ka publikuar imazhe nga qytetit turistik i Vlorës teksa shihet edhe duke u relaksuar.

Ndërkohë, biondina ka sjell disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e veshur në fustan të gjelbër.

Ndryshe, kënga pritet të jetë tejet ritmike dhe verore gjersa do të publikohet brenda këtij muaji. /Telegrafi/