Site icon Telegrafi

Nga prapaskenat e klipit “Paris”, Xhensila tregon se krah saj gjithmonë është Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Ditë më parë, këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Paris”. 

Siç edhe titullohet, ky klip i saj është xhiruar tërësisht në Francë, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft atraktive.

Derisa po shijon suksesin e këngës, 26-vjeçarja ka publikuar fotografi e video nga prapaskenat e xhirimeve, derisa tregon se gjithnjë pranë saj qëndron bashkëshorti Bes Kallaku, njëherësh mbështetësi më i madh i Myrtezajt.

“Prej Parisit me dashuri. Gjithmonë krah meje”, ka shkruar krahas postimeve Xhensila, e cila duket tejet e lumtur, nën shoqërimin e bashkëshortit të saj.

Lexo po ashtu Xhensila publikon klipin e këngës "Paris", josh me dukjen e saj

Ndërkohë, ky projekt për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.

Këngëtarja bëri rikthimin e fuqishëm në skenë, pasi mungoi një kohë dhe projekti i fundit i saj ka mbetur ai i lansuar në janar në duet me Pirro Çakon.

E njëjta këtë verë ka qenë mjaft e pranishme në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version