A e dini se këmbët tuaja mund t’ju tregojnë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore?
Nga mpirja, prania e qimeve tek gishtat e këmbëve apo kruajtja , shpesh këmbët tuaja japin sinjale që diçka në organizmin tuaj nuk shkon mirë, përpara se ta bëjë ndonjë pjesë tjetër e trupit tuaj.
1. Mungesa e qimeve tek gishtat e këmbëve
Nëse mendoni se kjo është karakteristikë vetëm për këmbët e burrave, por edhe për femrat. Mungesa e qimeve në këtë zonë të trupit, kjo mund të lidhet me sëmundje arteriale periferike, sipas American College of Foot and Ankle Surgeons.
Më thjeshtë, kjo lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut në arteriet e këmbës,i cili mund të sinjalizojë sëmundje arteriale të përhapur në të gjithë trupin.
2. Thonj si lugë
Sëmundja e mushkërive është shkaku më i zakonshëm i këtij ndryshimi, por gjithashtu mund të shkaktohet nga mëlçia, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e tretjes ose infeksione të caktuara.
3. Këmbët e ftohta
Nëse gishtërinjtë tuaj janë gjithmonë të ftohtë, një nga arsyet mund të jetë qarkullimi i dobët e gjakut, nganjëherë i lidhur me presionin e lartë të gjakut, pirja e duhanit ose sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, diabeti i pakuruar mund të ndikojë në temperaturën e këmbëve të tua.
Arsyet e tjera të mundshme përfshijnë aneminë ose hipotiroidizmin.
4. Dhimbje të thembrave
Shkaku më i njohur i dhimbjes së thembrës është fasciiti planar, i cili është një inflamacion ku ky ligament i gjatë bashkohet me kockën e thembrës.
Dhimbja mund të jetë më e mprehtë pas zgjimit.
5. Thonj të trashë dhe të verdhë
Mund të jeni prekur nga infeksioni kërpudhor. Njerëzit që kanë sëmundje autoimune, dhe marrin mjekim dihet se janë më të rrezikuar nga zhvillimi i infeksioneve kërpudhore,
6. Nëse keni një plagë në këmbën tuaj që nuk shërohet, kjo lidhet me sëmundjen e diabetit. Rreth 15% e njerëzve me diabet zhvillojnë një plagë të hapur ose ulcerë, në fund të këmbës së tyre. /Telegrafi/